-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Këta janë të dehurit që rrahën dhe policët brenda në QSUT

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Tiranë pasi dhunuan një mjeke në QSUT, dëmtuan dyert e dritaret e këtij spitali dhe kundërshtuan me forcë policët.

Igli Spahija 41 vjeç dhe Bledar Bali 54 vjeç, që dyshohet se ishin edhe të dehur janë arrestuar. Ndërsa janë proceduar penalisht K. S. 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal) E. Xh. 47 vjeç dhe A. M. 55 vjeç.

Këta persona, sipas policisë rreth orës 02:00 të natës kanë goditur me grushte për shkak të detyrës një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që mjekohej, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Po kështu, ata nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Grushte në Tiranë! Pesë persona rrahin mjeken e policët, thyejnë dyer e dritare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit