Dy janë provat e forta në dorën e prokurorisë që arrestoi ish-zyrtaren e Kryeministrisë, Alda Klosi, që ka qenë shefe kabineti e ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj.
Së pari ka qenë dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi dhe së dyti kontradiktat në fjalët e vëllait të Alda Klosit.
“120 mijë euro nuk janë të miat, por i takojnë xhaxhait të ndjerë që i ka mbledhur nga kursimet e tij ndër vite”. Kjo ishte deklarata e Alda Klosit.
Por vëllai, Leonard Çiko kishte një tjetër version. “120 mijë eurot janë marrë hua nga një shtetas që ka aktivitet biznesi” ka thënë ai.
Dëshmitë kontradiktore për burimin e 120 mijë eurove çoi në qeli Alda Klosin.
Klosi tha se të sajat janë vetëm 120 mijë euro, por pastruesja deklaroi se edhe 400 mijë eurot e tjera ia kishte dhënë vetë ish-zyrtarja.
Prej mbrëmjes së të premtes Klosi është arrestuar dhe ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.