-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në Kuvend! PS kërkon përjashtimin, deputeti i PD-së: Na pushkatoni

Kryesoret

Komisioni i Etikës është mbledhur për të vendosur për fatin e tetë deputetëve të PD-së për 10 ditë, për të cilët PS ka kërkuar përjashtimin me argumentin se kanë bllokuar foltoren dhe kanë fyer kryetaren Lindita Nikolla seancën e së enjtes së kaluar.

Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve.

Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën.

Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare“, tha Luçiano Boçi.

Bledion Nallbati ishte më i ashpër. “A nuk ju vjen zor nga vetja që po ju kurdisin. Na pushkatoni. Na pushkatoni. Nuk çuditemi fare” i tha ai, Klodilta Bushkës. PS ka kërkuar përjashtimin për Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhin dhe Bledion Nallbatin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit