Një anglez është arrestuar në Durrës pasi iu siguroi 5 turqve pasaporta bullgare false me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Arrestohen edhe 5 turqit që tentuan të dilnin nga vendi ynë, duke përdorur pasaportat false.
“Arrestohen anglezi Joshua Smith 41 vjeç dhe turqit: M. K., 29 vjeç, M. D., 23 vjeç, A. A., 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe M. H., 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në dalje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues anglezin ku kanë parë turqit të cilët transportoheshin nga 41-vjeçari, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin” njofton policia.