Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për heqjen e vizave me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve nuk do të kenë më nevojë për viza hyrëse.
Liberalizimi i vizave do të sjellë të mira për shqiptarët. Po punojmë për ta fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare. Procesi kërkon kohë dhe kujdes” tha ministrja Olta Xhaçka.