Vëllai i Lionel Messit, Matias ka habitur me deklaratat e tij të fundit rreth yllit argjentinas dhe një kthimi të mundshëm te ekipi i tij i vjetër, Barcelona.
Kohët e fundit është folur për një kthim të argjentinasit te katalanasit për të mbyllur atje karrierën.
Matias teksa po fliste në “Twitch’ të të birit lëshoi deklarata që i ka çuditur të gjithë/
“Unë kam një artikull të “Sport” që thotë ‘Mesi duhet të kthehet te Barcelona’ dhe kam shkruar poshtë ‘Hahaha’. Ne nuk kthehemi te Barcelona dhe nëse e bëjmë, do të bëjmë një spastrim të mirë, mes të cilëve edhe Joan Laporta, i cili është mosmirënjohës pas të gjithë asaj që Mesi bëri për Barcelonën”, tha fillimisht ai në këtë video.
“Njerëzit në Barcelonë nuk e mbështetnin, njerëzit duhej të dilnin në protestë apo të bënin ndonjë gjë tjetër, të largohet Laporta dhe të qëndrojë Mesi. Katalanasit janë tradhtarë. Barcelona nisi të bëhej e njohur botërisht për shkak të Mesit, më parë njerëzit njihnin vetëm Real Madrid”, shtoi ai.