Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh i dha mundësinë Kiarës të hapte “Kutinë e Pandorës”. Ajo dërgoi në nominim tre banorë, një prej të cilëve do të largohet të shtunën.
Kiara zgjodhi Oltën, Tean dhe Dean.
Ditën e sotme Dea diskutoi bashkë me Nitën për zgjedhjen e Kiarës. Nita tha se po të kishte qënë në vendin e Kiarës do kishte nominuar tre lojtarët më të fortë. Sipas Deas, Kiara duhet të kishte një ide më origjinale, jo të kopjonte idenë e saj. Për të kjo ishte një hakmarrje e hapur.
Dea shprehet shumë kurioze për këtë nominim sepse nuk e di sesi do të shkojë.