-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“34 mijë biznese u kyçën”! PL: Në 11 shkurt populli vendos fatin e Ramës

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u shpreh sot se largimi masiv i qytetarëve për shkak të korrupsionit të qeverisë vijon të konfirmohet jo vetëm nga organizatat ndërkombëtarë por dhe nga institucionet e vete Rilindjes.

“Sipas Drejtorisë së Tatimeve numri i bizneseve që kanë detyrime të pashlyera dhe të shpallura tashmë nën sekuestro është 34 mijë. Këto biznese janë në emër të qytetarëve të cilët kanë braktisur vendin.

Korrupsioni i lartë, me miliarda euro duke filluar nga inceneratorët, Porti i Durrësit dhe koncesionet,  mungesa e vendeve të punës, pagat e ulta, nepotizmi kanë sjellë që në 10 vite të qeverisë së Edi Ramës të largohen qindra mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj.

Zbrazja e Shqipërisë me një axhendë të përcaktuar qartë nga Rilindja po sjell pasoja shkatërrimtare për ekonominë në të gjithë sektorët e vendit ndaj dhe parashikimet e rritjes ekonomike vazhdojnë të ulen dhe ndërkohë borxhi public po arrin nivele katastrofike duke çuar vendin në prag të kolapsit ekonomik.

Në 11 shkurt të gjithë qytetarët do të jenë në shesh, pasi të gjithë janë të vjedhur, të plaçkitur dhe të tradhëtuar nga qeveria. Të gjithë qytetarët e dinë shumë mirë që Shqipëria ka sot një kryeministër mafioz dhe ku afera Mcgonigal e provoi totalisht këtë gjë, një kryeministër që e ka kthyer zyrën e shtetit në një zyrë private dhe Shqipërinë në një pronë personale. 11 shkurti është dita kur populli do të vendosë. Pasi populli është gjykatësi i vetëm dhe më i drejtë” kërkoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit