Shkon në 21 numri i personave të vënë në pranga, si rezultat i një operacioni të nisur në 2021 në Nikël, Halil dhe në Arramerras të Krujës ku përmes monitorimit nga ajri u zbuluan parcela me kanabis. Arrestohet një 51-vjeçar, Pëllumb Kaja me masë sigurie nga Gjykata e Lartë, pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin ku banonte.
Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.