-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme “kalb” në burg shokët e truprojave të Saimir Tahirit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot 8 anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës, që u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” disa muaj më parë.

Ilirjan Duçellari u dënua me 17 vjet heqje lirie, dënim i cili u konvertua në 11.4 vjet. Aurel Kalari, Kleo Bregun, Orhan Duçellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Muçan u dënuan me nga 13 vjet burg secili, të konvertuara në 8 vjet e 8 muaj burg.

Alban Koshi u dënua me 12 vjet burgim i konvertuar në 8 vjet heqje lirie dhe Mariglen Duçellari me 5 vite burg, që iu konvertua në 3 vite e 4 muaj.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është dënuar me 13 vite burg edhe Hekuran Marku, një prej ish-truprojave të ish-ministrit Saimir Tahiri. Hekuran Marku i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit