Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka arritur mbrëmjen e sotme në të paktën 15.000 persona.
Me kalimin e orëve edhe shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë ulem, por kjo tragjedi na ka treguar se jeta shpesh i mposht edhe gërmadhat më të rënda.
Fatma Demir dhe motra e saj Merve u shpëtuan në orët e vona të së mërkurës në Turqi, pasi kaluan 62 orë nën rrënoja, sipas Zyrës së Guvernatorit të Gaziantepit.
Fatma Demir, 25-vjeçe, i tha shpëtimtarit se kur ndodhi tërmeti, motra e saj ishte pranë saj.
“Kur ra tërmeti, një pllakë betoni ra mbi mua. Unë rashë përtokë,” tha Demir, duke shtuar se ajo u përpoq ta prekte Husra-n disa herë, por nuk mundi ta arrinte atë.