-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim nga Interpol Roma, arrestohet “bosi” në Rinas

Kryesoret

Dritan Hyka (Asimaj) është arrestuar në Rinas, pasi është i dënuar në Itali me 8 vite burg. Hyka akuzohet për prostitucion, trafik droge dhe vjedhje.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për verifikimin e detajuar të dokumenteve të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar për verifikim të detajuar të dokumenteve, shtetasin Dritan Hyka (Asimaj), 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.

Pas verifikimeve të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Gjatë vitit 2012, ky shtetas ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali. Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë. Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet.”, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit