Zgjedhjet po afrojnë. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se brenda disa javësh do të miratohet rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë. Madje, ai theksoi se brenda dy viteve do të shkojë në 45 mijë lekë.
“Paga minimale shumë shpejt do të shkojë 40 mijë lekë. Çështje disa javësh. Do të fillojë të aplikohet brenda shumë pak muajsh. Nuk duam të ketë pagë më të ulët se 40 mijë lekë në Shqipëri, si në publik dhe privat.
Jo vetëm kaq, por ne besojmë që duke kontribuar edhe ne qeveria me një mekanizëm që jemi duke e përfunduar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam që brenda dy viteve të shkojë në 45 mijë lekë” tha Edi Rama.