-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët shpenzuan mesataritë 18 euro për sigurime vullnetare në 2022

Kryesoret

Pesha e sigurimeve vullnetare në tregun e sigurimeve pësoi rënie të mëtejshme gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për vitin 2022 sigurimet vullnetare sollën 32.25% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës, nga 33.3% që kishte qenë pesha e tyre për vitin 2021.

Volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara bruto për sigurimet vullnetare gjatë vitit 2022 ishte 6.2 miliardë lekë ose rreth 53 milionë euro. Kjo do të thotë se shqiptarët kanë shpenzuar vetëm 18 euro për frymë për t’u siguruar vullnetarisht.

Shifrat u referohen vetëm atyre produkteve të sigurimit që janë ligjërisht të detyrueshme. Por, edhe një pjesë e mirë e sigurimeve që janë ligjërisht vullnetare, në fakt kryhen në mënyrë të detyrueshme, për shkak të detyrimeve të vendosura në marrëdhëniet kontraktore nga palë të treta, si bankat apo institucionet financiare, etj.

Ndër këto produkte, më tipiket janë sigurimet e pronave të lëna si kolateral për kreditë bankare, sigurimet KASKO të automjeteve të blera me qira financiare apo policat e sigurimit të aksidenteve në udhëtim.

Ndër produktet e sigurimit vullnetar, më i rëndësishmi ngelet sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës, me rreth 29% të primeve të shkruara bruto, i ndjekur nga sigurimi i mjeteve tokësore (KASKO), me 20% të totalit.

Produktet vullnetare me rritjen më të lartë të primeve të shkruara bruto për vitin 2022 ishin sigurimet e avionëve dhe të anijeve, por pesha e tyre në strukturën e të ardhurave të tregut është shumë e ulët./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit