Zbardhet dëshmia e të arrestuarve për ngjarjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spitalin Infektiv në Tiranë, ku disa persona goditën me grushte një mjeke dhe dëmtuan dyert dhe dritaret e këtij institucioni.
Policia arrestoi shtetasit Igli Spahija 41 vjeç dhe Bledar Bali 54 vjeç dhe procedoi penalisht shtetasit: K. S., 50 vjeç, E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.
Familja rrahu mjeken pasi vdiq pacienti! QSUT: Kërkojmë mbështetje
Dy të arrestuarit kanë dëshmuar para policisë se kanë vepruar agresivisht për shkak se kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe të hidhëruar nga vdekja e familjarit. Ata kanë shprehur rezerva dhe për stafin mjekësor.
“Kemi qenë të dehur dhe të hidhëruar me lajmin për vdekjen e familjarit. Mjekja nuk u kujdes për të dhe kemi shumë rezerva për ekipin mjekësor”, mësohet të jenë shprehur ata para policisë.
Vëllai vdiq! Familjarët rrahën mjeken, kacafytje me policët në QSUT (Detajet e reja)