Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë ditë më parë ka aktivizuar gjithë qytetarët e këtij shteti për të ndihmuar të prekurit.
Ndër ndihmat e dhëna kanë kontribuar edhe klubet e futbollit të cilat kanë nisur ndihma pa fund për të prekurit nga tërmeti ku mijëra familje kanë humbur çdo gjë.
Gjiganti turk, Galatasaray ka nisur me dhjetëra kampionë të mëdhenj me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për qytetet e prekura nga tërmeti.
Mes tyre ishte edhe Milot Rashica i cili ndihmoi në paketimin gjëra në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Sulmuesi kosovar ka dhuruar gjëra dhe ka ndihmuar në paketimin e tyre për t’i nisur pastaj drejt zonave si Gazientep, Adana, Malatya apo Hatay.
“Futbollistët e ekipit A, Milot Rashica, Kazimcan Karatas dhe Kaan Ayhan mbështetën punën tonë në qendrën e ndihmës së stadiumit Nef”.
“Ju mund të kontribuoni duke sjellë produktet në listën e nevojave në objektet e stadiumit Nef dhe Galatasaray Taçspor”, thuhet në njoftimin e Galatasarayt.
Edhe futbollistët tjerë të Galatasarayt gjatë këtyre ditëve kanë kontribuar duke dhuruar gjëra dhe duke i paketuar ato.