Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dëshmoi sot në SPAK për rreth 30 minuta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan. Për mediat, numri dy i PS-së nuk dha detaje të tjera.
“Kam qenë në SPAK për rolin tim si ministër të konstatimit të abuzimeve me rrugën Tiranë-Elbasan. Ishte parashikuar 240 mln Euro dhe përfundoi me 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori” tha Gjiknuri.
Gjiknuri në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.