-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet e Kongresit amerikan për dosjen “McGonigal”

Kryesoret

Ka nisur punimet komisioni i posaçëm i Kongresit amerikan që do të hetojë përdorimin e agjencive federale në SHBA si armë politike. Seanca e parë u zhvillua të enjten dhe kreu i këtij komisioni, ligjvënësi republikan Jim Jordan tha se do të hetohet puna e agjencive qeveritare FBI, CIA, IRS, ATF, etj.

Jordan ka deklaruar më herët se pjesë e hetimit të këtij komisioni do të jetë edhe skandali i agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ndërkohë, Jim Jordan ka dërguar fletëthirrje për t’u paraqitur në komision për Ministrin e Drejtësisë, Merrick Garland dhe për drejtorin e FBI-së, Christopher Wray. Po ashtu thirrja është dërguar edhe për Ministrin e Arsimit, Miguel Cardona.

Jordan ka kërkuar nga FBI që të dorëzojë çdo dokument dhe komunikim lidhur me keqpërdorimin e burimeve federale. Por kreu i Departamentit të Drejtësisë dhe drejtori i FBI-së kanë reaguar ndaj fletëthirrjeve, duke thënë se ato janë të parakohshme.

Zyra e Jordan tha për Fox News se kjo përgjigje është krejtësisht e pamjaftueshme dhe injoron kërkesat që janë bërë gjatë dy viteve të fundit nga Kongresi. “Ne presim që ata të japin pëlqimin e tyre për këto fletëthirrje,” tha një zëdhënës i Jordan./ Syri.net

“New York Post” jehonë skandalit të dosjes “Rama-McGonigal”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit