-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katargate, arrestohet eurodeputeti italian Andrea Coccolino

Kryesoret

Policisë italiane ka shkuar sot në rezidencën e eurodeputetit, Andrea Coccolino në Napoli për ta njoftuar atë për një urdhër arresti evropian të lëshuar nga drejtësia belge në kuadër të çështjes Katargate.

Gazeta La Repubblica raportoi se Coccolino u arrestua në klinikën ku po qëndronte.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, një avokat mbrojtës i eurodeputetes tha se Coccolino ndodhet në një klinikë private për arsye shëndetësore.

Coccolino, siç raportojnë mediat italiane, nuk ndodhej në rezidencën e tij, ndërsa sipas informacioneve ai nuk ndodhej as në banesën e tij në kryeqytetin belg.

Më herët sot, autoritetet belge arrestuan eurodeputetin, Marc Tarabella i cili tashmë ishte përjashtuar nga Partia Socialiste, si pjesë e një hetimi të lidhur me korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian.

Avokati i Tarabela, Maxime Toler i tha Politico të premten se klienti i tij nuk është paraqitur ende para një hetuesi. Fillimisht, Tarabela do të merret në pyetje nga përfaqësues të policisë dhe sipas Le Soir, nëse do të jetë e nevojshme do të dalë para hetuesit Michel Clez.

Gazeta belge shton se Pancheri ka dëshmuar se Tarabela ka marrë rreth 100,000 euro për të zbutur qëndrimin e tij publik ndaj Katarit dhe organizimit të Kupës së Botës 2022 nga Emiratet.

Më 2 shkurt, Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabela-s, duke lejuar kështu gjykatat të vazhdojnë me seancën e tij, madje, nëse është e nevojshme, ta caktojnë atë në paraburgim. 

Tarabella mohon të ketë bërë ndonjë gjë të paligjshme. Sipas informacioneve nga La Repubblica, policia belge mori sot në mëngjes eurodeputetin nga rezidenca e tij në Anthisnes, një komunë në jug të Liege.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit