Keisi Medini pyeti Oltën se cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrte në nominim, nëse do të hapte Kutinë e Pandorës.
Pa ngurrim, Olta u përgjigj se nëse do t’i jepej kjo mundësi, do të çonte në nominim Luizin, Kiarën dhe Maestron.
Këtë të fundit, e gjithë shtëpia ka nisur ta shohë si lojtar të fortë, që e mban mirë me të gjithë konkurrentët e tjerë.
Olta dhe Luizi së bashku kanë bërë plane si të eliminojnë Maestron, për të mos e lejuar të fuqizohet më tepër e t’i bëhet “problem”.