Që prej futjes së Bledit në shtëpinë e Big Brother Luizi nuk është treguar aspak i afërt me të ku që ditët e para kanë pasur konflikte.
Ditët e para ishte problemi për të gërrhiturat e Luizit i cili ka qenë edhe më përpara një problem për banorët e tjerë.
Gjatë ditës Luizi bashkë me banorët e tjerë si dhe me vetë Bledin ishin ulur dhe po diskutonin për pritjen ndaj Bledit.
Gjatë bisedës Luizi u shpreh se nuk e sheh si konkurent dhe se nga ai do të marrë vetëm një “mirëmëngjes” dhe “natën e mirë”.
Sipas tij kjo sjellje do të ndryshojë në momentin që Bledit do ti hiqet imuniteti.
Nga ana tjetër Bledi u shpreh se nuk kërkon me shumë nga Luizi duke shtuar se ai nuk e ka testuar akoma duke qene se është i ri në shtëpi.