Një ditë pas vdekjes së një punëtori në Tiranë policia ka arrestuar teknikun dhe inxhinierin e firmës që po ndërtonte pallatin.
Dje në rrugën “Konferenca e Pezës” ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar Kristo Doko 53 vjeç dhe si pasojë ndërroi jetë.
Pas ngjarjes është arrestuar E. S. 41 vjeç me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B. 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.