Megjithëse “Mosdiskutimi i nominimeve” është një ndër rregullat kryesorë të këtij formati, banorët e edicionit të dytë e kanë shpërfillur totalisht “tërheqjen e veshit” nga produksioni disa herë.
Me hyrjen e banorëve të rinj në shtëpi, ata kanë nisur të bëjnë sërish plane kë do të nominojnë për ta nxjerrë nga shtëpia.
Prej mbrëmjes së djeshme, “nominimet” e tyre u bënë thuajse hapur, megjithëse duhet të bëhen në mënyrë të fshehtë të shtunën e emisionit.
Ndaj, një zarf i zi ka ardhur pak më parë në shtëpinë e “BBV”, për të ndëshkuar banorët.
Olta, Luizi, Armaldo dhe Kristi janë katër konkurrentët të cilët i pret një ndëshkim nga zarfi i zi, të cilin do ta mësojmë ditën e nesërme.
Nuk e dimë sa do të penalizojë ndëshkimi i zarfit lojën e tyre, megjithatë duket se çdo ditë e më tepër rrjeta e situatave në shtëpi po ndryshon.
Me ardhjen e banorëve të rinj, edhe ata që ishin “armiq të përbetuar” (Luizi dhe Olta), janë bërë bashkë për të ruajtur ‘bërthamën’ e banorëve, siç ata e quajnë.