Eurodeputeti belg, Marc Tarabella i cili akuzohet për korrupsion është lënë në paraburgim të shtunën si pjesë e hetimeve për përfshirjen e dyshuar të Katarit dhe Marokut në vendimet e Parlamentit Evropian, njoftoi zyra e prokurorit federal.
Eurodeputeti socialist 59-vjeçar u mbajt në paraburgim pasi u akuzua për ” korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale “, tha për AFP Erik van der Sypt, një zëdhënës i zyrës së prokurorit federal.
Tre persona të tjerë, përfshirë Eva Kailin tashmë janë burgosur për këtë skandal që shpërtheu më 9 dhjetor dhe çoi në një sërë arrestimesh në Bruksel.
I dyshuari kryesor në këtë rast është ish-deputet i Parlamentit Evropian, Antonio Panzeri i cili pranoi në janar se ai orkestroi mashtrimin. Ai arriti një marrëveshje me prokurorët që parashikon një dënim me burg të kufizuar deri në një vit, në këmbim të deklaratave të sakta për mashtrimin dhe personat e përfshirë.
Sipas shtypit belg, Pancheri e implikoi Tarabelën para hetuesve në dhjetor, pak pas arrestimit të tij. Ai pretendoi se e kishte paguar “midis 120,000 dhe 140,000 euro” për ndihmën e tij në çështjet e lidhura me Katarin.
Tarabella mohoi çdo keq bërje dhe kërkoi të dëshmonte për të shpjeguar veten.
Gjyqësorit belg iu desh të priste deri në përfundimin e procedurës së heqjes së imunitetit në Parlament më 2 shkurt për të shqyrtuar çdo masë shtrënguese.
Në të njëjtin hetim, një tjetër eurodeputet socialist, Andrea Coccolino i Italisë të cilit gjithashtu iu dha imuniteti më 2 shkurt, u arrestua dje, të premten, në Itali me një urdhër arresti ndërkombëtar, konfirmoi sot Van der Sypt.
Drejtësia belge tani është në pritje të ekstradimit të tij.