-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Katargate’/ Lirohet nga burgu pas 4 muajsh eurodeputetja greke Eva Kaili

Kryesoret

Pas më shumë se katër muaj në burg, është liruar edhe ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili. Sipas asaj që mësohet, drejtësia belge ka urdhëruar arrest shtëpie për Kailin me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik. Ajo u arrestua më 9 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të skandalit Katargate.

Avokati mbrojtës Michalis Dimitrakopoulos tha se eurodeputetja nuk ka pranuar krimet që nuk ka bërë dhe se do të luftojë për pafajësinë e saj deri në fund. “Të vërtetën po më thua, Michalis, do ta shoh fëmijën tim?. Ky ishte reagimi i saj, thellësisht njerëzor”, u shpreh avokati i saj.

Sipas avokatit të saj, “çështja e lirimit ka përfunduar zyrtarisht. Në thelb, ajo do të lirohet kur të vendoset byzylyku ​​elektronik. Me shumë mundësi deri të premten do të dalë nga burgu. Periudha më e gjatë është deri të hënën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit