Mes ovacionesh dhe një numri të lartë truprojash pas incidentit të fundit kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli nga selia e PD për të marshuar drejt Kryeministrisë.
Për arsye sigurie pas incidentit të protestën e fundit, marshimi i kryedemokratit nuk është shoqëruar nga mediat por është transmetuar me një regji qendrore.
Berisha shoqërohej nga deputetë të PD, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Luçjano Boçi, etj.
Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të mbarëvajtjes së protestës rreth 1500 efektivë të forcave të policisë.