Teksa kanë kaluar 5 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri një 16-vjeçar u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin turk të Kahramanmaras.
Në skenat dramatike, Kamil Can u nxor nga rrënojat me një buzëqeshje në fytyrë.
Ekipet e shpëtimit thanë se ishin nxitur të kërkonin vendndodhjen pasi dëgjuan zërin e tij që vinte nga poshtë rrënojave.
Kamilin e çuan me barelë tek të afërmit që prisnin, të cilët e pritën me lot gëzimi.