Gjatë javës kamerat e Big Brother VIP Albania kanë kapur një moment kur në oborrin e shtëpisë dikush hodhi nga ajri diçka.
Bëhet fjalë për një trofe të improvizuar ‘Oscar’-i, të cilin e gjet aktorja, Olta Gixhari.
Por në vend që t’ia jepte personit për të cilin ishte destinuar, Gixhari e fshehur atë nën xhaketë dhe e dorëzoi në dhomën e rrëfimit.
Se çfarë shkruhej dhe për kë ishte ai trofe mbeti peng për shumë prej shikuesve të formatit.
Megjithatë, faqja e fansave të këngëtarit Luiz Ejlli, e quajtur Luizkrefjala, ka publikuar trofeun në fjalë duke zbuluar kështu se edhe çfarë shkruhej në të.
“Luiz Ejlli je fitues i padiskutueshëm. Respekte nga çunat e Brakes (Lori i Vajes dhe të gjithë). Do vijmë prapë”, ishte shkruar në këtë trofe i cili nuk shkoi në duart e këngëtarit shkodran.