Kur na ndajnë më pak se një orë nga nisja e protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet aktualisht në selinë blu duke dhënë udhëzimet e fundit.
Para selisë së PD-së janë mbledhur simpatizantë demokratë për të pritur daljen e liderit me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Simpatizantët mbajnë në duar flamuj të SHBA-ve, kuqezi dhe të PD-së.