Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë Gëzim Ademaj.
Gëzim Ademaj mori mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputetit të PD-së Fation Veizaj, në qarkun e Vlorës.
Ndërkohë kujtojmë që deputetët e tjerë të PDIU që kanë fituar mandat janë: Shpetim Idrizi, Mesila Doda dhe Nusret Avdullai.