-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, kufiri turko-armen hapet pas 35 vitesh për kalimin e ndihmave humanitare

Kryesoret

Një portë kufitare midis armiqve prej kohësh Turqia dhe Armenia është hapur për herë të parë në 35 vjet për të lejuar transferimin e ndihmave për viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi dhe Siri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu dhe një diplomat.

I dërguari special i Turqisë për Armeninë, Serdar Kiliç postoi në Twitter foto të kamionëve që kalojnë pikën e kontrollit të Alikanit në anën turke të lumit Aras, që ndan të dy vendet.

“Unë do të kujtoj gjithmonë ndihmën bujare të dërguar nga populli i Armenisë për të kontribuar në lehtësimin e të prekurve nga tërmeti në Turqi,” tha Kiliç, duke falënderuar zyrtarët armenë.

Sipas Anadolu, kalimi u përdor për herë të fundit për të transportuar ndihma nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Armeninë e goditur nga tërmeti në vitin 1988.

Vitin e kaluar, krerët turq dhe armenë u takuan jo zyrtarisht në një samit evropian pasi ministrat e tyre të jashtëm u takuan në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet.

Ankaraja nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike apo tregtare me Armeninë që nga vitet 1990.

Të dy vendet janë ndarë për një sërë çështjesh, duke përfshirë pushtimin e Nagorno-Karabakut nga Armenia dhe ngjarjet e vitit 1915 gjatë Perandorisë Osmane, dhe kufiri midis dy vendeve fqinje është mbyllur që nga viti 1993.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit