Një video tronditëse që qarkullon në internet orët e fundit tregon dy shpëtimtarë turq duke u shtypur nga rrënojat teksa përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter në qytetin e Hatay.
Shikoni videon
Sipas Sabahit turk, shpëtimtarët kanë mbetur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb sipër tyre, por me ndihmën e kolegëve të tyre u liruan pak kohë më vonë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Më shumë se 25 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri, sipas të dhënave të përditësuara të publikuara sot.
Sipas presidentit turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi qytetin juglindor të Sanliurfas, deri më tani në Turqi janë gjetur trupat e 2 1848 personave, ndërsa autoritetet në Siri kanë njoftuar për 3 553 të vdekur.