Anand foli pasi kryeministri Justin Trudeau njoftoi se kishte urdhëruar rrëzimin e objektit që shkeli hapësirën ajrore kanadeze.
“Nuk do të spekuloj për origjinën e këtij objekti sonte . Është shumë herët për të analizuar mbeturinat e tij , pasi ne jemi ende duke mbledhur prova”, tha Anand , duke sqaruar se do të bëhet një hetim i gjerë për të sqaruar se cili ishte ky objekt që shkeli hapësirën ajrore kanadeze dhe e kishte SHBA – në “në gatishmëri” prej disa ditësh.
Siç vuri në dukje edhe ministri i mbrojtjes i Kanadasë, objekti është ” ndoshta i ngjashëm me atë të rrëzuar në brigjet e Karolinës së Veriut , edhe pse më i vogël në përmasa dhe në natyrë cilindrike.
Trudeau tha në postimet e tij se si avionët kanadezë dhe amerikanë ishin aktivizuar dhe ishte një F-22 amerikan që “rrezoi me sukses objektin”. Objekti ra rreth 100 milje nga kufiri Kanada-SHBA në Territorin Yukon .