Pas sherrit në Kategorinë e Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës për javën e 12-të të kampionatit bëri që dueli të ndërpritej pas minutës së 10-të pasi pati përleshje mes me stafeve të ekipit.
Policia ka bërë me dije se ka proceduar penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, 52-vjeçarin me inicialet F. H. banues në Peqin, me detyrë shefi i klubit të futbollit të K. F. Shkumbini dhe 66-vjeçarin me inicialet A. G. me detyrë, trajner i klubit të futbollit të K. F., Delvina.
Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, sipas rregullores, kishin marrë masa për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktuar me stafin e ekipit të Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen.
Shërbimet e Policisë pas vendimit të arbitrit për mos rifillimin e ndeshjes kanë bërë shoqërimin deri në dalje të territorit të qarkut Elbasan, të lojtarëve dhe të stafit të ekipit të Delvinës.