Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lëshoi një dekret të shtunën për shkarkimin e një anëtari të lartë të forcave të sigurisë dhe në një deklaratë të veçantë tha se përpjekjet e tij për të pastruar qeverinë do të vazhdojnë.
Javët e fundit, dhjetëra zyrtarë janë shkarkuar dhe hetimet kanë nisur si pjesë e përpjekjes së Kievit për të goditur korrupsionin.
Zelensky, me dekretin e tij të djeshëm, liroi nga detyra zëvendëskomandant i Gardës Kombëtare, Ruslan Djuba pa specifikuar arsyet e vendimit të tij.
“Shteti do të vazhdojë të modernizojë institucionet e tij”
Për më tepër, presidenti ukrainas në mesazhin e tij të përditshëm dje tregoi se ai u takua me zyrtarë të sektorit të mbrojtjes dhe forcat e zbatimit të ligjit për të diskutuar mënyrat për të mbrojtur institucionet nga ato që ai i përshkroi si, përpjekjet nga jashtë dhe brenda për të reduktuar efektivitetin dhe efikasitetin e tyre.
” I gjithë ky aktivitet nuk ka të bëjë vetëm me incidente specifike ose procedura penale (…) shteti do të vazhdojë të modernizojë institucionet e veta.” Duhet të sigurohet pastërtia e projektit shtetëror të infrastrukturës,” shtoi Zelensky.