27 deputetë të PS-së kanë firmosur një kërkesë drejtuar Kuvendit ku kërkojnë përjashtimin e Sali Berishës me argumentin se ka ofenduar zonjat e parlamentit.
“Sali Berisha, ose të nxjerrë provat për gjuhën e tij ekstreme ose të kërkojë falje për dhunën e shfrenuar” tha nismëtarja Anila Denaj. Kjo shkaktoi reagimin e deputetëve të PD-së, që filluan t’u binin tavolinave dhe të vërshëllenin.
Në mbështetje të Sali Berishës reagoi deputetja Monika Kryemadhi duke kërkuar tërheqjen e kësaj nisme. “Berisha shquhet për xhentilesë ndaj zonjave. Ndërsa Rama burrat e partisë i konsideron gra dhe gratë për burra.
Ai zotëria shquhet për dhunë fizike, morale dhe verbale ndaj grave. Tërhiqeni atë gjë. Mos bëni më gafa të tjera. Ai zotëria nuk vjen këtu (Rama) është dhjaks, mbush brekët” tha ajo.
Anila Denaj sqaroi më tej se listës i janë bashkuar edhe emrat e ambasadoreve, por nuk i specifikoi emrat. “Kësaj i janë bashkuar edhe ambasadorët që janë bërë tabelë qitje” tha ajo.