-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin FOTOT/ Shikoni si është shkatërruar hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, thyhen xhamat e objekteve deri në 300 m largësi

Kryesoret

Janë publikuar fotot e shpërthimit të fuqishëm që ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Sarandës, ku është hedhur në erë hotel ‘Bizanti’, një nga më të vjetrit në qytetin bregdetar.

Sikurse shihet nga fotot, hoteli është rrafshuar tërësisht nga sasia e madhe e tritolit të vendosur, që jo vetëm ka shkaktuar panik mes banorëve, por dëmet janë të mëdha, ku janë thyer xhama automjetesh dhe objektesh të tjera në një largësi deri në 300 metra.

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Sarandë, rrafshohet hoteli në bulevardin kryesor/ Kush është pronari?

Mësohet se ky hotel nuk ishte i përdorshëm për momentin, pasi ka qenë në punë deri në vjeshtë të vitit të kaluar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ekzaktësisht rreth orës 05:30, duke rrezikuar jetën e gjithkujt që mund të kalonte në atë moment aty.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit