-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: AAK-ja është pro planit franko-gjerman

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ai dhe AAK-ja janë pro planit franko-gjerman.

Ai ka thënë se kanë konfirmim direkt nga SHBA-ja që Kosova do të përkrahët nga partnerët.

Sipas Haradinajt pas marrëveshjes finale Kosovës do të I mundësohet anëtarësimi nëpër organizata ndërkombëtare.

“Kemi konfirmim direkt nga SHBA-ja, se  me këtë marrëveshje që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm, përkrahet nga unë dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesore, ecjen drejt NATO-s”.

“Derisa s’kemi hyrë në rresht në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, Kosova s’është e sigurt. Zhbllokohet anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe kandidatura jonë drejt BE-së. Kur jemi tek OKB-ja, rruga jonë mund të jetë e vështirë, por mund të jetë më e avancuar nëse kemi nisur rrugën drejt NATO-s”, tha kreu i AAK-së“, ka deklaruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit