-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ishte spiuni brenda policisë? SPAK: Mori dhurata! Ky është oficeri që ndihmoi të arrestuarin

Kryesoret

SPAK mbylli hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-shefin e Krimeve në Policinë e Elbasanit, Lonard Palushi, i cili akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erion Alibejn dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen e detyrën e tij si punonjës policie duke ndihmuar Alibejn.

“Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë në datën 23.06.2020 nga i hetuari E.A. një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”.

I pandehuri Leonard Palushi duke qenë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vertetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës nje shtetas të njohur të tij.

Në vijim i pandehuri Leonard Palushi e ka mbështetur të hetuarin E A. me veprime në kuadër të detyrës së tij si punonjës policie në mënyrë të vazhdueshme, duke u takuar me të, takime këto për të cilat eproret e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni.

Leonard Palushi ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së E.A, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët” thotë SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit