-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protestuesit gati të futen në parlament në grevë urie

Kryesoret

Sali Berisha deklaroi pasi doli nga parlamenti dhe u drejtua nga protestuesit se populli është gati që të futet brenda në grevë urie. “Janë gati të futen në sallë në momentin që do të konsiderojnë oportune. Parlamenti mund të futet dhe të rrijë aty grevë urie” tha ai.

Ish-kryeministri kishte edhe përgjigje për nismën e zonjave socialiste që kërkuan përjashtimin e tij pas deklaratave që bëri të premten se “McGonigal bëri orgji në lokalet e natës së Tiranës me ministret”. Ai tha se video nuk ka, por se bëhet fjalë për dokumente.

Bëhet fjalë për dokumente. Por në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar në Facebook asnjë video apo foto të karakterit erotik sepse unë nuk merrem me to.

Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj edhe tre herë më shumë. Po të mos kisha fakte, mund të bëja deklaratën unë? Por tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste, kjo ishte “miza pas veshit”.

Unë do të hetoj edhe 10 herë më shumë kësaj piste. Cfarë më pengon të publikoj videon? Është Edi Rama. Problemi kryesor është “Rama-McGonigal”, jo ngjarjet dytësore, por do të hetoj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit