Deputetët e PD-së edhe në seancën e sotme bllokuan foltoren e Kuvendit. Shkak u bë vendimi i Lindita Nikollës për t’u hequr fjalën Flamur Nokës. “Gratë e PS-së përdoren si çetë” i tha Oerd Bylykbashi. Kjo shkaktoi reagimin e Nikollës.
“Të të vijë rëndë. Nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh zonjat në Kuvend. Të të vijë turp. Ta heq të drejtën e fjalës” tha ajo.
Në foltore doli për të folur Sali Berisha mes vërshëllimave dhe bilbilit që Flamur Noka po i binte pa pushim. Përballë kësaj situate Lindita Nikolla ndërpreu seancën.