Masat ajrore veriperëndimore kanë depërtuar në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Herë pas here do te shfaqen vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa kthjellime më të dukshme do të ketë përgjatë ultësirës perëndimore.
Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.
Kosova
Edhe gjatë ditës së hënë territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga moti i kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të pakta në pjesën më të madhe të Kosovë, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Veri-Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë.