Këngëtarja Eni Koçi ka treguar se i ndjek formatet si Big Brother VIP.
Ajo ka shprehur haptazi pëlqimin për Luiz Ejllin përmes rrjeteve sociale dhe ka reaguar shpesh pas disa veprimeve që kanë bërë.
Së fundmi, artistja e njohur pranoi një pyetje në Instagram nëse do të bëhej pjesë ndonjëherë e BBV.
Ajo thekson se nuk dëshiron, pasi e adhuron privatësinë dhe nuk do që t’i ndajë gjërat me të gjithë.
“Jo. E adhuroj privatësinë time. Mendoj që disa gjëra nuk duhen ndarë me gjithë Shqipërinë”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër theksoi se ka respekt për të gjithë artistët që kanë guxim për t’u bërë pjesë e një show të tillë.
“Gjithsesi, ky është mendimi im por kam shumë respekt për guximin që kanë artistët që bëhen pjesë e këtij formati”, vazhdoi Koçi.