-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji “peng”! Shtyhet për herë të tetë gjyqi për “Babalen”!

Kryesoret

Shtyhet për herë tetë gjyqi në gjykatën e Apelit për dosjen “Babale”. Seanca e radhës do të jetë në 7 mars në orën 09:30. Personazhi kryesor në këtë dosje është Ervin Salianji.

Sot seanca është shtyrë për fajin e avokatit të deputetit demokrat.

Avokati i tij, Ledio Braho ka dorëzuar një kërkesë duke argumentuar se duhet të jetë i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye nuk mund të jetë prezent. Në seancë mungon dhe vetë Salianji.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.

Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit