Nuk ka më kioska dhe dyqane brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Prej janarit të këtij viti në të gjitha burgjet nuk ekzistojnë më dyqanet.
Por të dënuarit dhe të paraburgosurit nuk do të privohen nga blerjet e produkteve ushqimore apo industrial. Projekti që iu mundëson blerje online personave të privuar nga liria ka nisur në mesin e vitit 2022 dhe është zbatuar plotësisht në janar të vitit 2023.
Në funksion të kësaj mënyrë të re blerjeje, për çdo person të izoluar është hapur një numër llogari në një bankë të nivelit të dytë. Në secilën prej tyre familjarët përkatës të të burgosurve mund të depozitojnë para, që përdoren më pas për blerje nga të afërmit e tyre në qeli.
Qëllimi nuk është vetëm mbrojtja e të dënuarve nga çmimet abuzivisht të larta të ish-dyqaneve në burgje, por edhe shmangia e manovrave që futja e sendeve të paligjshme.