Ditën e sotme me urdhër të SPAK u arrestuan 4 zyrtarë të bashkisë Dimal për korrupsion.
Ata jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.
Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.
Konkretisht të arrestuarit janë A.Ç. me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penale, A. P. me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës dhe A. Ç. me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal.
Arrest shtëpie është caktuar për V. J. me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal.
Gjithashtu janë arrestuar A. D. me profesion inxhinier dhe V. K. me profesion ekonomist, menaxher i një shoqërie tregtare që ka ushtruar ndikim të paligjshëm.