Policia e Vlorës ka arrestuar për ngjarjen Sotir Çibini, të birin e bashkëpronarit Shqiptar të hotelit. 39-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por kamerat e sigurisë së qytetit e kanë fiksuar atë duke lënë objekti në orën 5.52 dhe duke vendosur në makinë sendet më vlerë, tre minuta para se gjithçka të shpërthente.
Ky është djali i biznesmenit sarandiot që rrafshoi hotel “Bizantin” me 30 kg tritol!
Madje e gjithë familja Çibini, kishte menduar të largohej po në 12 Shkurt drejt Anglisë. Ka qenë refuzimi për të zbatuar një vendim gjyqësor i cili i ka ata në dyert e gjykatave për 21 vite, arsyeja që e çoi të riun drejt vendimit të mirëmenduar për të shkatërruan pronën që babait i tij dhe bashkëpronari i tyre grek kishin ndërtuar në 1996.
I vuri tritolin hotelit të të atit në Sarandë, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori!
Sipas, vendimit të gjykatës për të cilësuar ata si pronarët vetëm të 10% të objektit dhe një komision vlerësimi çmoi se vlera që ata do të përfitonin ishte vetëm 47 mijë euro për një objekt që ishte ndërtuar në tokën e tyre e cila mendohet të ketë vlerë në treg rreth 2mln euro.
Sipas policisë Sotir Çibini, mund të jetë konsultuar me ekspert përpara se të ndërmerrte aksionin, sasia e eksplozivit ishte e ndarë në kolona dhe e administruar në mënyrë perfekte.