Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar një javë pasi tërmeteve të fuqishme goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë.
Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca shpërndau një video të një 6-vjeçarje, Hivay User me ekipet mjekësore, e cila u shpëtua pas 178 orësh në Adiyaman.
“Vajza jonë, Hivay, mbijetoi për 178 orë! Ka gjithmonë shpresë.”- shkroi ministri në Twitter.
Në video, Hivay User, e cili u shpëtua nga rrënojat e apartamentit Bozbey, u kërkoi ekipeve mjekësore “qumësht me luleshtrydhe dhe pastë”.