Dy raste të largimit nga banesa janë raportuar në polici. Sipas njoftimeve zyrtare, mësohet se një 82-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij me probleme të shëndetit mendor.
Gjithashtu, një grua ka denoncuar se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, 49 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Ai vuante nga probleme mendore.
Ndërsa një 33-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, me fjalë, një shtetase të mitur.