Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi njohja e Kosovës nga Serbia do t’i ndihmonte Beogradit të anëtarësohej në BE ndërsa kërkoi që presioni ndërkombëtar të bëhet mbi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se Beogradi po kërkon kthim prapa në kohë.
Në lidhje me insistimin e BE-së dhe SHBA-ve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mekanizëm që do t’iu jepte serbëve më shumë të drejta dhe garanci, kreu i ekzekutivit tha se nuk mund të shantazhohet e as të frikësohet.
“Ne nuk mund të shantazhohemi. Nuk mund të kemi frikë. Ne jemi njerëz të guximshëm dhe ajo që kërkojmë është trajtim i drejtë, barazi dhe njohje reciproke.
Nuk është e drejtë që të bësh presion mbi vendin më pro-evropian, pro-amerikan dhe demokratik në Ballkanin Perëndimor. Presioni duhet të bëhet mbi Beogradin”, u shpreh Kurti.